Lajme

ChatGPT më pak popullor gjatë pushimeve verore


Faqja e internetit ChatGPT regjistroi më pak ‘vizita’ në gusht për të tretin muaj me radhë, zbuloi firma analitike Similarweb.

Kjo, duke arritur në përfundimin se interesi i reduktuar përkoi me pushimet verore të shkollës.

Numri i vizitave është ulur në gusht me 3.2 për qind, në 1.43 miliardë, pas një rënie prej rreth 10 për qind në korrik dhe qershor, sipas Similarweb, transmeton Reuters.

Koha e vizitës gjithashtu u ul, nga mesatarja 8.7 minuta në mars në shtatë minuta në gusht.

Numri i vizitorëve individualë nga e gjithë bota është rritur pak, nga 180 milionë në 180.5 milionë.

Kthimi i fëmijëve në shkollë në shtator mund të nxisë trafikun dhe përdorimin e ChatGPT, një aplikacion i inteligjencës artificiale, spekuluan analistët, duke vënë në dukje se në disa shkolla është ndezur drita jeshile.

Në SHBA, trafiku në faqen e chatbot-it popullor u rrit pak në gusht, në fillim të vitit shkollor.

“Një nga arsyet duket se është studentët që kërkojnë ndihmë për detyrat e shtëpisë. Përqindja e përdoruesve të rinj të faqes ra gjatë verës dhe tani po rikuperohet”, tha analisti i Similarweb, David F. Carr.

Deri në shfaqjen e Meta’s Threads, ChatGPT po përjetonte rritjen më të fortë në historinë e aplikacioneve të konsumatorit dhe tani është një nga 30 faqet kryesore të internetit në botë, vëren Reuters.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore