Shëndet

Çfarë nuk duhet të hahet në stomak bosh: Ushqimi që tretet vështirë në mëngjes


Ilustrim

Edhe nëse nuk keni stomak të ndjeshëm, ka ushqime që mund të jenë të vështira të treten, ndaj duhen shmangur. Mes tyre janë frutat dhe perimet e papërpunuara, të cilat edhe pse të pasura me vitamina dhe minerale, janë të vështira për t’u tretur që në fillim të ditës.

Kosi, sado i shëndetshëm të jetë për shkak të baktereve të mira që përmban, nuk arrin të depërtoj në zorrë, sepse më parë “vritet” nga acidi i krijuar nga stomaku bosh.

Megjithatë, situata ndryshon nëse shtoni arra ose disa lugë bollgur. Lëngu i shtrydhur i portokallit nuk është gjithashtu një zgjedhje e mirë për mëngjes.

Agrumet – limoni, portokalli, grejpfruti, mandarina – janë plot me vitaminë C. Megjithatë, acidi që ato përmbajnë mund të sulmojë mukozën dhe të shkaktojë dhimbje në gojë dhe fyt.

Domatet janë plot vitamina dhe antioksidantë. Megjithatë, nëse do ta hani vetëm për mëngjes, në kombinim me acidin e stomakut, mund të shkaktojë dhimbje të forta stomaku.

Pijet e gazuara në stomak bosh mund të zvogëlojnë rrjedhjen e gjakut në stomak dhe të dëmtojnë mukozën.

Shumica e pijeve të gazuara përmbajnë kafeinë dhe një sasi të madhe sheqeri, të cilat së bashku shkaktojnë rritjen e sekretimit të acidit në stomak.

Siç e dinë të gjithë tashmë – pijet e gazuara duhet të shmangen gjithmonë, por nëse vërtet duhet t’i pini, të paktën mos i konsumoni që në mëngjes.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore