Të gjithë jemi të uritur ndërmjet vakteve, por çfarë duhet të hamë nga pikëpamja ushqyese?
Nutricionistja izraelite, Maya Rosman thotë së është mirë të hahet pak gjizë ose një mollë.
“Natyrisht, gjiza është proteinë, e cila është e nevojshme për ruajtjen e masës sonë muskulore dhe mbajtja e masës muskulore ndihmon në humbjen e peshës”.
Ajo tha se është e qartë se proteinat reduktojnë nevojën për ushqime, por duhet t’i kushtoni vëmendje faktit që edhe me proteinat duhet të keni parasysh sasinë e kalorive në to.
Proteinat mund të shtojnë shumë kalori
Një mes vakt në menunë tonë është rreth 120 kalori, Kjo do të thotë që ju mund të keni një mollë të madhe ose një gjysmë kuti gjizë.
Por një kuti e tërë me gjizë (250 kalori) dhe një mollë e madhe (100 kalori të tjera) – është si të hash tre sanduiçe djathi dhe më pas mund të ketë mbetur ende vend për një frutë të vogël ose një biskotë oreo.
Është e vërtetë që gjiza dhe molla duken dietike dhe gjithashtu janë padyshim të lehta për t’u tretur, por për sa i përket menusë së dietës nuk funksionon domosdoshmërisht.
Përsëri, është e rëndësishme të theksohet se vlerat ushqyese janë të ndryshme dhe sigurisht aty ka dallime për sa i përket efektit të opsioneve në masën muskulore në trup dhe humbjes së vazhdueshme të peshës.
Edhe ata që përdorin menu të pasura me proteina mund të konsumojnë mijëra kalori, disa prej të cilave janë të panevojshme për trupin.
Kaloritë e panevojshme edhe nga proteinat dhe jo vetëm nga karbohidratet, trupi i ruan në qelizat dhjamore.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com