Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, deklaroi se rihapja e çështjes mes biznesmenit italian, Francesco Becchetti dhe autoriteteve shqiptare përsëritet çdo fushatë zgjedhore.
Gjykata e Arbitrazhit refuzoi më herët kërkesën e Shqipërisë për rihapjen e çështjes me biznesmenin italian, Francesco Becchetti.
“Para çdo fushate del që Becchetti i dënuar me 16 vjet burg për mashtrim i mori Shqipërisë 100 milionë euro. Pastaj shokët e tij këtu humbin zgjedhjet dhe kur vjen fushata tjetër del që s’i ka marrë atëherë po i mori tani. Prapë kështu do ndodhë me shokët e mashtros! Deri fushatën tjetër!”, shkruan Rama në median sociale “Twitter”.
Para çdo fushate del që Beketi i dënuar me 16 vjet burg për mashtrim i mori Shqipërisë 100mln€! Pastaj shokët e tij këtu humbin zgjedhjet dhe kur vjen fushata tjetër del që s’i ka marrë atëherë po i mori tani! Prapë kështu do ndodhë me shokët e mashtros! Deri fushatën tjetër!
— Edi Rama (@ediramaal) April 5, 2023
Becchetti ishte pronar i televizionit Agon Channel, i cili u mbyll në vitin 2015 pasi kryeministri shqiptar ngriti akuzën e pastrimit të parave.
Nga ai çast, biznesmeni e çoi çështjen në Gjykatën Evropiane, më 21 tetor të vitit 2015.
Kjo e fundit, më 24 prill 2019, e deklaroi fitues atë, duke vendosur një dëmshpërblim prej 110 milionë eurosh, si masë ndaj Shqipërisë.
Ndërkohë, Republika e Shqipërisë e kundërshtoi vendimin e arbitrazhit dhe refuzoi t’i paguante detyrimet.
Në vendimin e dhënë më 29 mars të 2023-it, Gjykata ka refuzuar të rishikojë dëmshpërblimin prej 110 milionë eurosh që Shqipëria duhet të paguajë ndaj Becchetti-t.
Gjykata argumentoi se në kërkesën e Shqipërisë nuk ishte vërtetuar se kishte ndonjë fakt të ri që nga vendosja e dëmshpërblimit në vitin 2019.
Çështja “Agon Channel”
Më 5 prill 2013, një televizion i ri privat u themelua në tregun mediatik shqiptar.
Me një investim gjigant, ra në sy marrja e shumë personazheve mediatike në djepin e Agon Channel.
Zyrtarisht, transmetimet filluan në dhjetor 2014. Mirëpo, ato zgjatën pak. Më pak se një vit.
Në 2015-n, kryeministri Edi Rama ngriti akuzën e pastrimit të parave ndaj biznesmenit italian.
Asetet e tij financiare u ngrinë. Vazhdimësia e Agon Channel-it ishte e pamundur.
Agon Channel u konsiderua si një nga kanalet më të njohura televizive në vend, i cili po bënte çdo ditë hetime kundër qeverisë së Ramës, duke treguar skandale të ndryshme që përfshinin qeverinë shqiptare.
Nga ai çast, Becchetti e çoi çështjen në Gjykatën Evropiane, më 21 tetor 2015. Kjo e fundit, më 24 prill 2019, e deklaroi fitues atë, duke vendosur një dëmshpërblim prej 110 milionë eurosh, si masë ndaj Shqipërisë.
Ndërkohë, Republika e Shqipërisë e kundërshtoi vendimin e arbitrazhit dhe refuzoi t’i paguante detyrimet.
Shqipëria dhe Francesco Becchetti janë bashkërendës të një historiku gjyqesh ndërkombëtare.
Beteja mes tyre u zhvillua pranë Qendrës Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimit (ICSID).
Në vitin 2019, Qendra Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve (ICSID), pjesë e Bankës Botërore, dënoi Shqipërinë me 110 milionë euro, pasi gjykoi se mbyllja e televizionit ishte “e motivuar politikisht”.
Siç raporton Avokatura e Shtetit në raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, autoritetet shqiptare reaguan, duke kërkuar anulimin e vendimit të marrë dhe për atë arsye, ICSID në gusht 2019 pranoi ankesën, duke urdhëruar pezullimin e përkohshëm të ekzekutimit të vendimit të tij.
Shuma prej 110 milionë eurosh dëm, përfaqëson vlerën më të lartë me të cilën Shqipëria është dënuar nga një gjykatë arbitrazhi.
Sipërmarrësi italian Becchetti u përfaqësua nga dy firma të mëdha ligjore, Debevoise & Plimpton, me qendër në New York, dhe Quinn Emanuel Urquhart & Sullivan, me qendër në Paris dhe New York.
Lidhur me vendimet e arbitrazhit ndërkombëtar, Avokatura e Shtetit nuk dispononte informacion të plotë lidhur me shumat e paguara nga institucionet që janë palë në gjykim.
Sakaq, vlerat e ekzekutuara dhe të paekzekutuara nga buxheti i shtetit nuk mund të konfirmohen nga ky institucion. Çka në vlerësimin e KLSH-së paraqet nevojë imediate për një ndryshim në qasje ndaj dispozitave ligjore lidhur me këto detyrime.
Në vitin 2015, Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm hetoi Becchetti-n për evazion fiskal. Procesi arriti kulmin në qershor, kur Gjykata e Rrethit Tiranë urdhëroi ngrirjen e të gjitha pasurive të Becchetti-t, përfshirë mbylljen e Televizionit Agon Channel.
Çështja në Komision
“Nuk do të ketë një komision hetimor për çështjen ‘Becchetti’”.
Kjo ishte deklarata e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, nga foltorja e Kuvendit më 14 tetor të 2022-it.
Sipas tij, Gjykata nuk e pati mbyllur ende hetimin dhe kërkesa e Partisë Demokratike për të ngritur një komision hetimor nuk është legjitim.
Ai akuzoi PD-në se ka publikuar paragrafë të vendimit të Gjykatës, i cili është konfidencial.
“Nuk ka asnjë njohje të publikut me këtë vendim, kjo konsiderohet vepër penale”, tha Rama.
Kryeministri u shpreh se publikimi i tyre është bërë me qëllim krijimin e panikut.
Rama ka siguruar publikun se Qeveria shqiptare nuk ka paguar asnjë para në drejtim të Francesco Becchetti-t.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Emigrantët gati për Itali, lënë Gjadrin pas vendimit të gjykatës së Romës
-
KLP reagon pas deklaratave të Berishës: Dënojmë çdo presion ndaj SPAK
-
PD propozon ndryshime në Rregulloren e Kuvendit: Deputetët të deklarojnë nëse kanë përdorur ose jo Sky ECC dhe Encro Chat
-
Gjici kërkon lirinë, gjykata kërkon ngritjen e një grupi ekspertësh për të verifikuar gjendjen shëndetësore