Stil

Carmen Electra e ndryshon zyrtarisht emrin e saj në atë që dikur ia dha ikona, Prince


Aktorja dhe modelja amerikane, Carmen Electra tanimë zyrtarizuar ka konfirmuar se Tara Leigh Patrick nuk do të jetë më pjesë e jetës së saj, të paktën për sa i përket dokumenteve zyrtare.

Electra tashmë po ndryshon emrin zyrtarisht, duke lënë pas emrin që i kanë vënë prindërit, Tara Leigh Patrick nuk do të jetë emri identifikues në dokumente.

Ajo tashmë ka dritën jeshile nga autoritetet për të adoptuar identitetin e saj të ri, pasi pak kohë më parë ka paraqitur kërkesën zyrtare për ndryshimin e emrit të saj të lindjes në emër artistik, shkruan Marca, transmeton AlbanianPost.

Ndryshimi i emrit si pjesë e identitetit të saj nuk është për ndonjë arsye të veçantë, por për një ndryshim që aktorja e kishte menduar prej kohësh dhe se tani sapo i është dhënë autorizimi nga departamenti që menaxhon këto lloj kërkesash.

Emri i saj i lindjes është Tara Leigh Patrick dhe Carmen Electra ‘u shfaq’ falë faktit që ikona e ndjerë e muzikës, Prince e pagëzoi në atë mënyrë pasi kishte aplikuar kur muzikanti zgjidhte artistë për një punë, në të cilën në fund ajo nuk mundi të hynte sepse nuk e kaloi procesin e zgjedhjes.

Carmen Electra  mori famë pasi u bë pjesë “Baywatch” dhe më pas u shfaq në kopertinën e Playboy tre herë, ndërsa u shfaq gjithashtu në revistë në qershor të vitit 1997, në dhjetor të vitit 2000, në prill të vitit 2003 dhe numrin e përvjetorit të 2009-ës.

Elcetra gjithashtu luajti në filma si “American Vampire” (1997), “Good Burger” (1997), “The Mating Habits of the Earthbound Human” (1999), “Scary Movie” (2000), “Meet the Spartans” (2008), “Scary Movie 4” (2006), “Epic Filmi” (2007) dhe ” Starsky & Hutch” (2004).

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore