Jetesë & Stil

Cardi B në pritje të fëmijës së dytë


Rep artistët, Cardi B dhe Offset janë në pritje të fëmijës së tyre të dytë.

Lajmin e bëri të ditur vetë Cardi, teksa ka shpërndarë një fotografi transparente në Instagram, ku vihej re fare lehtë barku i rrumbullakosur i artistes.

Cardi B dhe Offset.

Por, jo vetëm në Instagram, Cardi B, është shfaqur me linjat e kolme trupore edhe në skenën e ceremonisë së ndarjes së çmimeve “BET Awards”.

Por, gjithsesi, dyshja Cardi B e Offset, janë prindër të vajzë së tyre 2 vjeçe – Kulture Kiari.

Ylli i hitit “Be Careful”, 28 vjeçe, dhe rep artisti, Migos, 29 vjeç, u martuan në një ceremoni sekrete me datën 20 shtator të vitit 2017, për çka rep artistja nuk foli kurrë deri në kohën që mbeti shtatzënë me Kulture.

Megjithëse ata janë të martuar për gati katër vjet, çifti kanë pasur pjesën e tyre me periudha të ftohta dhe të papërshtatshme.

Rep e artistja e hitit “Bodak Yellow”, tregoi publikisht për tradhtinë që i kishte bërë Offset, gjatë kohës sa ata ishin të martuar.

Ajo bëri kërkesë për divorc nga Offset në muajin shtator të vitit 2020.

Megjithëse Cardi dukej e vendosur të linte pas lidhjen e saj me Offset, ajo përfundimisht kishte një ndryshim, pasi ajo bëri kërkesë për të hedhur poshtë divorcin në nëntor të vitit 2020.

“E dini se si po diskutoj me ju në rrjetet sociale? Pikërisht kështu jam edhe me burrin tim. Kështu që kur njerëzit thonë se po bëj vëmendje, me këtë dhe me atë, jo, unë jam thjesht një e çmendur, ”tha ajo në pajtimin e tyre në Instagram Live.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore