Stil

Çantat e kashtës, më në trend se kurrë


Jemi në sezonin e pranverës dhe një çantë e mire prej kashte nuk i bën askujt dëm. Këto çanta janë të gjithanshme dhe nuk duhen kufizuar vetëm për ditën e përsosur të verës apo për një piknik në një park.

Këto çanta mund të përdoren si çanta që mbajnë ushqime, çanta zyre apo edhe çanta palestre.

Prej disa vitesh çantat e kashtës janë rikthyer fuqishëm dhe duket se nuk kanë ndërmend të dalin nga moda tani shpejt.

Përkundrazi, këtë verë mund ta kaloni nga fillimi deri në fund vetëm me një çantë kashte. Duken të shtrenjta, të strukturuara, kombinohen lehtë si në qytet ashtu edhe në plazh dhe përveç kësaj, ka opsione për të gjithë.

Të mëdha, komode, të thurura në modele të ndryshme, të zbukuruar me aksesorë, çdo vajzë duhet të ketë një çantë kashte.

Veç modeleve klasike, mund të gjeni dhe versione më elegante. Të qëndisura, me rripa të gjatë apo të shkurtër, fotografitë e mëposhtme tregojnë modelet më të bukura.

Nëse ende nuk e keni gjetur çantën tuaj perfekte, hidhini një sy modeleve të këtij sezoni dhe zgjidhni të preferuarën tuaj.

LOEWE

$450

 

 

JOHANNA ORTIZ

 $380.00

 

 

 

PRADA

$1,610

 

POOLSIDE

$235.00

 

 

YUZEFI

$490

 

 

JW ANDERSON

$440

 

 

 

MERI MERI

$51

 

 

 

 

SENSI STUDIO

$223

 

 

 

MUUÑ

$151

 

 

 

 

 

 

FENDI

$6,700

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore