Gatimi

Çaj i ftohtë aromatik, ideal në ditë të nxehta


Freskohuni gjatë pranverës dhe verës me çajin e ftohtë aromatik, që përgatitet shumë lehtë në shtëpi. Shije e lehtë dhe e ëmbël, për pasdite të ngrohta në shoqërinë e personave të dashur.

Përbërësit: 1 litër ujë, 4 pako me çaj mali / kamomili, 3 lugë mjaltë lulesh, 1 portokall (i shtrydhur), 1 grape fruIt (i shtrydhur), 4 kokrra luleshtrydhe.

Përgatitja

Në fillim ziejmë ujin në tenxhere dhe vendosim në të çajin e malit/ kamomilit. I lëmë për 3 minuta të ziejnë bashkë.

Më pas shtojmë lëngun e portokallit dhe të grapefrutit. E përziejmë mirë dhe në fund i shtojmë luleshtrydhet.

E hedhim në një gotë ose filxhan dhe e shoqërojmë me mjaltë lulesh. Ky kombinim është gjithçka ju duhet në ditë të nxehta.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore