Lojëra

ByteDance njofton zvogëlim të biznesit


Kompania kineze e teknologjisë, ByteDance, e njohur për platformën sociale TikTok, ka bërë një konfirmim zyrtar se do të zvogëloj biznesin e saj të lojërave, pas raportimeve të zvogëlimit të vendeve të punës.

ByteDance, e cila shënoi hyrjen e saj në tregun e lojërave në vitin 2019 me synimin për të konkurruar me liderin e industrisë Tencent, është përballur me sfida në përpjekjet e saj për të fituar një pjesë të tregut të lojërave.

ByteDance Slashes Jobs as It Pares Down Gaming Division

Ky vendim ka pasojë për qindra punonjës të kompanisë. Një zëdhënës i ByteDance ka komentuar për BBC-në duke thënë se kompania rishikon rregullisht portofolin e saj të biznesit dhe se ka marrë një vendim të vështirë për të ristrukturuar sektorin e lojërave.

Sipas informacioneve të fundit, tregu global i videolojërave ka një vlerë prej 217 miliardë dollarësh, sipas një studimi nga Grand View Research.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore