Gjigandi kinez BYD po përgatitet të zbarkojë në tregje të reja evropiane si Gjermania, Suedia, Holanda dhe Danimarka me një valë modelesh të reja elektrike që do të jenë në dispozicion për blerje nga klientët duke filluar nga vjeshta.
Italia është pjesë e valës së dytë të debutimit, të planifikuar për vitin 2023.
Modelet e reja me emetim zero – Han, Tang dhe Atto 3 – do të prezantohen për publikun në tetor në Motor Show në Paris.
BYD Han ka dy motorë elektrikë dhe mund të përshkojë rreth 520 kilometra me një karikim të vetëm falë një pakete baterie 85,4 kWh të vendosur në dysheme.
Han është pesë metra i gjatë, por ka performancë sportive.
Çmimet e tij nuk janë bërë ende të ditura, por në madhësi dhe performancë ai hyn në segmentin e flamurtarëve elektrikë si Tesla Model S.
Kurse Tang do të ofrojë shtatë vende në një arkitekturë SUV.
Modeli debutoi në Norvegji në vitin 2021 dhe fuqizohet nga dy motorë elektrikë me një total prej 490 kuaj fuqi dhe ngjashëm si Han, përdor “Blade Battery” pa kobalt.
Atto 3 është SUV më kompakt i gamës që ofron BYD në Evropë.
Gjatësia e tij është 4.46 metra, fuqia e motorit elektrik është 204 kuaj fuqi dhe bateria 60.4 kilovat për orë garanton një distancë 420 kilometra.
Marrë nga “Corriere della Sera”, përshtatur për “Albanian Post”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com