Jetesë & Stil

Burri i Nicki Minaj, Kenneth Petty dënohet me arrest shtëpiak për kërcënimin ndaj Offset


Kenneth Petty, bashkëshorti i rep artistes, Nicki Minaj, është urdhëruar të kryejë 120 ditë paraburgim në shtëpi, pasi ka thyer ligjin duke postuar video në rrjetet sociale që duket se kërcënojnë rep artistin, Offset.

Në një urdhër gjykate të depozituar të mërkurën e 20 shtatorit në Distriktin Qendror të California-s, Petty u urdhërua të kryente monitorim në shtëpi pasi “u regjistrua në video duke bërë vërejtje kërcënuese ndaj një individi të caktuar ndërsa ishte në shoqërinë e dikujt me precedentë penale”.

Individi specifik i përmendur në urdhër është Offset dhe klipet kanë të bëjnë me një sërë mesazhesh të Petty-t që synojnë rep artistin që u shfaq në rrjetet sociale më 16 shtator.

Kujtojmë se Petty u dënua me tre vjet lirim me kusht në korrik të vitit 2022 pasi u deklarua fajtor për dështimin për t’u regjistruar si shkelës seksual në shtetin e Kalifornisë në vitin 2020.

Në vitin 1995, Petty u dënua për tentativë përdhunimi të shkallës së parë të një 16-vjeçareje vajzë dhe kaloi katër vjet në burg në New York.

Në videoklipin që u bë viral në mediat sociale më 16 shtator, Petty dhe disa nga shoqëruesit e tij shihen jashtë një hoteli në New York City, ku supozohet se banonte Offset.

Tutje, në klip, mes komenteve të ndryshme kërcënuese, Petty thotë: “Planifiko ato pushime, do të planifikosh funeralin tënd”.

Në një video të postuar në rrjetet sociale të Offset, rep artisti fshiu kërcënimet.

“Unë po zbres nga një avion, ai është qesharak”, tha Offset duke iu referuar Petty-t.

Përndryshe, Offset, është bashkëshorti i rep artistes, Cardi B.

Minaj dhe Cardi B kanë pasur një grindje të gjatë dhe të dyja janë përfshirë në një zënkë në festën e “Harper’s Bazaar Icons” gjatë Javës së Modës në New York në shtator të vitit 2018.

Videoja e qarkulluar në mediat sociale në atë kohë tregonte Cardi B duke u drejtuar drejt Minajt dhe duke e sulmuar atë.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore