Përballje

Bulls triumfojnë në Paris, Celtics mposhtin GSW-në


Një turmë me yje në Accor Arena në Paris pa Chicago Bulls të mposhtin Detroit Pistons 126-108 të enjten.

Kryeqyteti francez priti ndeshjen e parë të NBA-së në Evropë që nga viti 2020, ndërsa Bulls dominuan gjatë gjithë kohës, me Zach LaVine që shënoi më së miri me 30 pikë.

Muzikanti Pharrell Williams, futbollisti Gerard Pique dhe pilotët e Formula 1 Pierre Gasly dhe Charles Leclerc ishin mes turmës.

DeMar DeRozan shënoi 26 pikë, ndërsa Bojan Bogdanovic i Pistons shënoi 25.

DeRozan kishte munguar në tre ndeshjet e mëparshme me një lëndim.

Ndërkohë, 19-vjeçari fantastik francez, Victor Wembanyama, i cili pritet të jetë zgjedhja e parë në draftin e këtij viti të NBA-së, ishte një nga atraksionet e yjeve që shikonte nga tribuna.

Ëembanyama luan në Francë për Metropolitans 92, por është lidhur me një lëvizje te Pistons.

Francezi i tyre aktual, Killian Hayes, u prit mirë kur u prezantuan titullarët, por ishte Chicago ata që e nisën shkëlqyeshëm dhe morën kontrollin e lojës.

Derrick Jones Jr ishte një nga shtatë lojtarët e Bulls që arritën shifra të dyfishta teksa bëri përshtypje me disa ngulitje mahnitëse.

Chicago radhiten në pozitën e 10-të në Konferencën Lindore, ndërsa Pistons janë në fund të tabelës.

Në anën tjetër, Boston Celtics mundi Golden State Warriors 121-118 në kohën shtesë.

Jayson Tatum shënoi 34 pikë ndërsa liderët e Konferencës Lindore zgjeruan ecurinë e tyre të fitoreve në tetë ndeshje, ndërsa Warriors, të cilët janë kampionët në fuqi, janë të nëntët në Konferencën Perëndimore.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore