Tregjet

Brexit “prek” tregtinë Danimarkë-Mbretëri e Bashkuar


Tregtia ndërmjet Danimarkës dhe Mbretërisë së Bashkuar mund të marrë një goditje të konsiderueshme, pas daljes së Anglisë nga Bashkimi Evropian.

Sektorët e importit dhe eksportit që përfshijnë mjekësi, automjete, mish, qumësht dhe makineri industriale pritet të përballen me sfida të rëndësishme.

Britania e Madhe ka qenë një nga partnerët më të mëdhenj tregtarë të Danimarkës, ku vitin e kaluar eksporti i mallrave danezë drejt Britanisë përfshiu 6% të eksportit të Danimarkës.

Një Brexit pa marrëveshje mund të rezultojë në vendosjen e tarifave tregtare midis dy shteteve.

Sipas statistikave, Brexit prek veçanërisht dhjetë grupe produktesh që zënë 60% të eksporteve në Angli.

Gjithashtu pritet të preken dhjetëra grupe të tjera produktesh importesh, të cilat përbëjnë rreth 50% të importeve, transmeton Albanian Post, për CPH Post./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore