Janë zhvilluar pesë ndeshjet e radhës në kuadër të kualifikueseve për botërorin “Katar 2022” në Amerikën e Jugut.
Brazili ka vazhduar dominimin, derisa Argjentina, Uruguaji dhe Kolumbia bën hap të gabuar.
“Selecao” udhëtoi për në Venezuelë.
Ndeshja filloi shumë më mirë për vendasit, që epërsinë e gjetën vetëm pas 11 minutash.
Ishte Eric Ramirez i Dinamo Kiev-it ai që gjeti rrugën e rrjetës.
Venezuela u mbajt shumë mirë deri 20 minuta para fundit.
Aty, pas një asistimi të Raphinha-s, Marquinho-s i PSG-së gjeti golin e barazimit.
Kur Venezuela po i drejtohej një barazimi shumë të vlefshëm, gjyqtari akordoi penallti për Brazilin.
Pas një goditje të Vinicius Jr., topi u kthye te Gabriel Barbosa i cili u pengua në zonë.
Pikërisht i njëjti edhe e shndërroi në gol penalltinë.
Në sekonda mbyllëse të ndeshjes, Raphinha ishte asistues përsëri.
Sulmuesi i Leeds e gjeti shumë mirë Antony-n e Ajax-it, i cili shënoi golin e tretë.
Argjentina e yjeve dhe kampione në fuqi e kontinentit, u ndal nga Paraguaji në barazim 0-0.
Me të njëjtin rezultat përfundoi edhe ndeshja mes Uruguajit dhe Kolumbisë.
Ekuadori e kishte shumë të lehtë përballë Bolivisë, duke fituar 3-0.
Ekuadorianët të tre golat i shënuan në 20 minutat e para, me Enner Valencia që gjeti rrugën e rrjetës dy herë.
Fitore arriti edhe Peru-ja, 2-0 përballë Kilit, duke i zhytur të famshmit kilian edhe më shumë në krizë.
Pas dhjetë ndeshjeve të luajtura, kështu duket klasikifimi në Amerikën e Jugut:
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Gjimshiti, Bare, Manaj e Kumbulla humbasin Çekinë dhe Ukrainën prej dëmtimeve
-
Kur duhet të panikosen “Qytetarët” e Pep Guardiola-s
-
Nations League/ Strakosha e Fetai: Luajmë të përqendruar dy finale në shtëpi, kemi publikun tonë që do të na mbështesë
-
Parisi do të “blindohet” për ndeshjen Francë-Izrael