Shqipëria

Botërori i peshëngritjes U-17, Ambasada e Meksikës i refuzon vizat Shqipërisë


Ambasada e Meksikës ka refuzuar në mënyrë të pashpjegueshme vizat për peshëngritësit nga Shqipëria.

Në Meksikë do të zhvillohet Kampionati Botëror U-17 i peshëngritjes këto ditë.

Ambasada meksikane në Romë ka refuzuar t’i japë vizën shtangistit Ertjan Kofsha dhe trajnerit të tij Leonard Toska.

Arsyeja e refuzimit është se rroga e trajnerit nuk i përmbush shpenzimet për këtë aktivitet. Por, në fakt, shpenzimet në një aktivitet të tillë hiqen nga Federata Shqiptare e Peshëngritjes.

Vetëm pak kohë më parë, Kofsha mori pjesë në Kampionatin Botëror të peshëngritjes U-20 që u zhvillua në Kretë, Greqi.

17-vjeçari fitoi medaljen e bronzit, pasi ngriti 147 kg në stilin e shkëputjes.

Pengimi i pjesëmarrjes në Meksikë i heq një mundësi të mirë Shqipërisë për një tjetër medalje në arenën ndërkombëtare.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore