Lajme

“Bombë në një zarf”, shpërthim në Ambasadën e Ukrainës në Madrid


Një punonjës i Ambasadës së Ukrainës në Madrid ka marrë lëndime të lehta si pasojë e shpërthimit të një bombe e vendosur në një letër në ambientet e ambasadës.

Kështu shkruhet nga publikimi spanjoll “El Independiente”, duke iu referuar burimeve në polici.

Sipas burimeve policore, lënda plasëse ishte fshehur në një zarf me një letër të marrë nga punonjësi i plagosur.

Policia vendosi një protokoll anti-terrorist dhe rrethoi territorin ku ndodhet ambasada në “Ronda Abubilla, 52, Sheshi Lesya Ukrainka”.

Në vendngjarje kanë shkuar specialistë për asgjësimin e mjeteve shpërthyese, si dhe njësi të tjera policore.

Sipas “El Pais”, punonjësi i plagosur i ambasadës mori lëndime të lehta dhe shkoi vetë në spital.

Mësohet gjithashtu se ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00.

Letra i drejtohej ambasadorit në Spanjë dhe “u dogj” kur e hapi një nga punëtorët.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore