Ministri i i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, është gjobitur më masën administrative prej 5 milionë lekësh të rinj nga policia e Beratit.
Sipas njoftimit të policisë thuhet se subjekti B.K. po zhvillonte një takim në kundërshtim me masat anti-COVID.
Po ashtu është ndëshkuar me masën administrative pronari i lokalit ku po zhvillohej takimi. Subjekti është gjobitur me 10 milionë lekë të reja.
Në takim ishin grumbulluar njerëz në kundërshtim me pikën 2, neni 3, të Aktit Normativ “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19”.
Drejtoria Vendore e Policisë Berat apelon për të gjithë qytetarët, pronarët dhe administratorët e lokaleve, që të respektojnë me korrektësi masat anticovid për të bërë të mundur shkëputjen e zinxhirit të infektimit nga virusi.
Gjithashtu policia i bëri thirrje qytetarëve që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital, këdo që nuk respekton këto masa kufizuese duke u kthyer në burim rreziku për qytetarët.
Burime të brendshme të policisë deklarojnë për Albanian Post, se subjekti B.K. është ministri Blendi Klosi.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Emigrantët gati për Itali, lënë Gjadrin pas vendimit të gjykatës së Romës
-
KLP reagon pas deklaratave të Berishës: Dënojmë çdo presion ndaj SPAK
-
PD propozon ndryshime në Rregulloren e Kuvendit: Deputetët të deklarojnë nëse kanë përdorur ose jo Sky ECC dhe Encro Chat
-
Gjici kërkon lirinë, gjykata kërkon ngritjen e një grupi ekspertësh për të verifikuar gjendjen shëndetësore