Sport

Bjellorusi – Kosovë, formacionet e mundshme


Kosova do të përballet me Bjellorusinë në ndeshjen e katërt kualifikuese të Kampionatit Evropian.

Rëndësia e kësaj ndeshje do të jetë e madhe, pasi që një rezultat tjetër përveç fitores, me shumë gjasë do të humbin shpresat për ndonjë kualifikim eventual nga Dardanët.

Ndryshimi i vetëm nga ndeshja e kaluar me Rumaninë, pritet të jetë Edon Zhegrova në vend të Milot Rashicës.

Ky i fundit nuk pritet ta nisë ndeshjen nga fillimi, pasi që në ndeshjen ndaj Rumanisë pësoi një dëmtim dhe Zhegrova pritet të startojë në vend të tij, së bashku me Florent Muslijën dhe Bersant Celinën në përkrahje të Vedat Muriqit.

Ndërkohë, me shumë gjasë dyshja defensive e mbrojtjes do të përbëhet nga Hekuran Kryeziu dhe Astrit Fazliji, pasi që Ibrahim Dresevic do të mungojë për shkak të kartonëve të verdhë.

Kurse katërshja e mbrojtjes nuk pritet të ndryshohet, me kapitenin Amir Rrahmanin dhe Fidan Alitin në qendër të mbrojtjes, ndërsa nga krahët do të jenë Leart Paqarada dhe Mergim Vojvoda.

Kujtojmë që kjo ndeshje do të zhvillohet në “Szusza Ferenc Stadion” për shkak të sanksioneve që UEFA i ka vendosur ndaj Bjellorusisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore