Pajisje

Bitcoin dhe Ethereum pësojnë rënie


Vlera e kriptovalutës më të njohur në botë, Bitcoin, ka rënë për 50% krahasuar me kulmin e saj në nëntor të vitit të kaluar.

Ndryshimi vjen në një kohë kur tregjet po përballen me një trend rënës.

Bitcoin mbetet lider me një vlerë tregu prej 636 miliardë dollarësh, një e treta e tregut të kriptovalutave. Ethereum, kriptovaluta e dytë më e madhe në botë, ka pësuar një rënie prej më shumë se 10% në javën e fundit.

As the Premier Cryptocurrency Bitcoin Dips Down to $42k, the Entire Crypto  Market Turns Red

Në total, ka mbi 5,000 kriptovaluta të ndryshme në treg, por Bitcoin dhe Ethereum mbeten më të popullarizuarat.

Për të blerë kriptovaluta, individët përdorin “portofolë” ose aplikacione online, përmes të cilave mund të transferojnë para reale.

Tregtia me kriptovaluta, që më parë ka qenë dominuar nga investitorët individualë, tani ka hyrë në fokusin e investitorëve profesionistë, duke përfshirë menaxherë parash dhe fonde mbrojtëse.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore