Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, të mërkurën, ka njoftuar se gjatë qëndrimit në Zvicër ka takuar Sekretarin e Shtetit të Zvicrës, Alexandre Fasel, ku një ndër çështjet e diskutuara ka qenë edhe anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës.
“U fol për progresin e Kosovës dhe perspektivën evropiane, anëtarësimin në KiE dhe procesin e dialogut ndër të tjera. E vlerësova shumë diskutimin tonë, duke theksuar marrëdhëniet tona të forta dhe miqësore”, ka shkruar Bislimi në platformën sociale, X.
While in Bern, it was a pleasure to meet w/ @SwissMFAStatSec. Talked about Kosova's progress & european perspective, membership in the CoE and the dialogue process among other. Highly appreciated our discussion, emphasizing our strong and friendly relations. 🇽🇰🇨🇭 pic.twitter.com/LXM6SKbFhK
— Besnik Bislimi (@BislimiBesnik) May 1, 2024
Ndryshe Bislimi gjatë qëndrimit në Bernë ka takuar edhe Presidentin e Këshillit Kombëtar të Zvicrës, Eric Nussbaumer dhe anëtarët e këtij Këshilli, Cedric Wermuth e Roger Golay.
Nëpërmjet një postimi në platformën sociale, X, Bislimi ka shtuar se përveç forcimit të lidhjeve në mes të Kosovës dhe Zvicrës edhe bashkëpunimi është duke u forcuar.
“I falënderoi ata për mbështetjen dhe kontributin e vazhdueshëm ndaj vendit tonë në shumë fusha”.
Insightful exchange in Bern yesterday w/ President & members of 🇨🇭 National Council, @enussbi, @cedricwermuth, Roger Golay. As our ties grow stronger our cooperation continues to strengthen. Thanked them for the continuous support & contribution towards our country in many areas. pic.twitter.com/cHPaTg4hEe
— Besnik Bislimi (@BislimiBesnik) May 1, 2024
Gjermania dhe Franca kanë kërkuar që Kosova të bëjë një hap substancial në raport me Asociacionin – të paktën dërgimin e draft-statutit të këtij mekanizmi në Kushtetuese për shqyrtim – kur në pyetje është anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës.
Kancelari Gjermani, Olaf Scholz, në një bisedë telefonike të hënën me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga ky i fundit hapa konkretë drejtë themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, kur në pyetje është anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës.
“Kancelari përshëndeti zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për Manastirin e Deçanit. Ai nënvizoi rëndësinë e hapave konkretë drejt themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe nga autoritetet e Kosovës, edhe në kuadër të aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës”, thuhet në njoftimin e Kancelarisë Gjermane.
Ndryshe javën e kaluar Kurti zhvilloi një bisedë telefonike edhe me presidentin e Francës, Emmanuel Macron.
Macron gjatë bisedës ndërsa përshëndeti Kurtin për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit, nënvizoi rëndësinë që Franca i kushton zbatimit të Asociacionit, sidomos në kontekstin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.
“Presidenti i Republikës përshëndeti zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit. Megjithatë, ai nënvizoi rëndësinë që Franca i kushton, edhe në kontekstin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, progresit të shpejtë dhe të pakthyeshëm në zbatimin nga autoritetet kosovare të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe”, thuhet në njoftimin e Pallatit Elysee.
Albanian Post, ditë më parë raportoi se Qeveria e Kosovës është pajtuar në parim me komunitetin ndërkombëtar që pas përkrahjes që ka marrë me 16 prill nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë, të dërgojë deri më 10 maj për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese draft-statutin për Asociacionin.
Megjithatë, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, në një konferencë për media pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, të hënën, u shpreh i bindur se Qeveria e Kosovës nuk do ta dërgojë draft-statutin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Gjykatën Kushtetuese për shqyrtim, para anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.
“Përgjigja është jo, pra jo”, ka thënë shkurt ai.
Në vlerësimin e tij Kosova ka përmbushur të gjitha kushtet për t’u anëtarësuar në këtë organizatë ndërkombëtare.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Lajçak: Zbardhja e fatit të personave të zhdukur është një çështje urgjente humanitare
-
Haradinaj takon gjeneralin amerikan që ndihmoi në ngritjen dhe zhvillimin e FSK-së
-
Abdixhiku thotë se nëse zgjidhet kryeministër, buxheti i Kosovës do të jetë 5 miliardë euro
-
Komandanti i KFOR-it thekson nevojën për koordinim të vazhdueshëm me institucionet e sigurisë në Kosovë