Bill Gates thotë se polarizimi politik “mund t’i japë fund të gjithave” dhe madje mund të çojë në një luftë civile
Bill Gates zakonisht fokusohet në çështje si varfëria dhe sëmundjet infektive, por një problem tjetër në mendjen e tij është polarizimi i politikës amerikane.
“Unë e pranoj se polarizimi politik mund t’i japë fund të gjithave, dhe një luftë civile,” tha ai së fundmi në bisedën e tij në Samitin e këtij viti të Forbes 400 mbi Filantropinë. ” Nuk do t’i devijoj paratë e mia për këtë, sepse nuk do të dija si t’i shpenzoja.”
Polarizimi politik, thotë ai, shkon dorë për dore me një çështje tjetër: përhapjen e dezinformatave.
“Polarizimi dhe mungesa e besimit është një problem,” vazhdoi ai për Forbes. Gjatë viteve, Gates dhe ish-bashkëshortja Melinda French Gates kanë dhuruar miliarda për kërkimin, zhvillimin dhe shpërndarjen e vaksinave përmes fondacionit të tyre.
Gates ka qenë subjekt i teorive konspirative që pretendojnë se ai vendos mikroçipe në vaksina për të gjurmuar njerëzit. “Njerëzit kërkojnë zgjidhje të thjeshta [dhe] e vërteta ndonjëherë është disi e mërzitshme. Kushdo që ka inovacione të mira në reduktimin e polarizimit, duke e bërë të vërtetën të jetë po aq interesante sa gjërat e çmendura, do të ia vlente të investohej”, tha Gates për Forbes.
Lista e leximeve verore të Gates për këtë vit, të cilën ai e shpalli në qershor, përfshin “Pse jemi polarizuar” nga Ezra Klein.
“Unë jam përgjithësisht optimist për të ardhmen, por një gjë që e zbeh pak këndvështrimin tim është polarizimi në rritje në Amerikë, veçanërisht kur bëhet fjalë për politikën,” shkroi Gates në atë kohë në një postim në blog për zgjedhjet e librave të tij.
Gjithashtu gjatë bisedës kryesore të Forbes, Gates tha se ai dhe ish-gruaja e tij, Melinda French Gates, shpresojnë të mbajnë fondacionin e tyre bamirës në funksionim për 25 vjet të tjera për t’u fokusuar në trajtimin e sëmundjeve infektive.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com