Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden dhe homologu ukrainas Volodymyr Zelenskyy pritet të nënshkruajnë marrëveshjen 10-vjeçare të sigurisë SHBA-Ukrainë në samitin e G7-ës që po mbahet në Itali.
Dokumenti detyron Washington-in të mbështesë Forcat e Armatosura të Ukrainës në një bazë afatgjatë, duke përfshirë transferimin e teknologjive të avancuara.
Njëherazi, ai vë në dukje se marrëveshja nuk përmban ndonjë angazhim të ri për anëtarësimin e Ukrainës në NATO ose vendosjen e trupave amerikane për të mbrojtur vendin.
Përmban vetëm konsultime të nivelit të lartë dhe bashkëpunim me Kongresin në rast të një sulmi të përsëritur.
Negociatorët e grupit kanë arritur gjithashtu një marrëveshje se si t’i japin Ukrainës deri në 50 miliardë dollarë të mbështetur nga asetet e ngrira ruse.
Grupi ndërkombëtar i demokracive të pasura ka diskutuar mënyrat e përdorimit të më shumë se 260 miliardë dollarëve në asetet e ngrira ruse, shumica e të cilave janë jashtë vendit, për të ndihmuar Ukrainën të luftojë makinerinë e luftës të presidentit rus Vladimir Putin.
Zyrtarët evropianë i kanë rezistuar konfiskimit të aseteve, duke përmendur shqetësimet e stabilitetit ligjor dhe financiar.
Por plani do të përdorte interesin e fituar nga asetet për të ndihmuar përpjekjet luftarake të Ukrainës.
Njoftimi i marrëveshjes vjen pasi Biden zbarkoi në Itali me një urgjencë për të bërë gjëra të mëdha.
Ndërkohë, marrëveshja e sigurisë ka për qëllim t’i dërgojë një sinjal Rusisë për vendosmërinë amerikane në mbështetjen e Kievit, ka bërë me dije Shtëpia e Bardhë.
Këshilltari për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan, ka thënë se marrëveshja e sigurisë nuk do t’i angazhojë trupat amerikane drejtpërdrejt në mbrojtjen e Ukrainës kundër pushtimit të Rusisë.
“Ne duam të tregojmë se SHBA-të mbështesin popullin e Ukrainës, se ne qëndrojmë me ta dhe se do të vazhdojmë të ndihmojmë në adresimin e nevojave të tyre të sigurisë”, ka thënë Sullivan, duke shtuar se “kjo marrëveshje do të tregojë vendosmërinë tonë”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com