Dhoma Amerikane e Tregtisë ka publikuar raportin e saj vjetor mbi indeksin e klimës së biznesit, ku në Shqipëri rezulton se gjatë vitit pandemik 2020, është pësuar një rënie me 0.5% krahasuar me vitin e mëparshëm.
Në terma konkretë, nga 38.1 pikë që shënonte në vitin 2019, klima e biznesit në Shqipëri ra në 37.6 pikë indeksi. Kjo është edhe pika më e ulët historike që prej fillimit të raporteve të indeksit nga Dhoma.
Një ngritje në krahasim me rënien prej pesë pikësh që shënoi në vitin 2019, krahasuar me 2018-ën, ishte e pamundur sipas raportit.
Shkak kryesor, duket të jetë vijimi i pandemisë COVID-19. Impakti që kjo e fundit ka pasur mbi ekonominë, vijoi të mbetet i lartë. Kështu, duke ulur pritshmëritë e një përmirësimi ekonomik të mundshëm dhe afrimit të investimeve të reja.
Në raport, reflektohet gjithashtu një nevojë për ndryshime të politikave të investimit dhe reformave për të ndryshuar mjedisin e biznesit.
Gjithsesi, ka pasur edhe zhvillime pozitive gjatë kësaj kohe.
Për shembull, klima politike ka shënuar rritje me 7.69 pikë. Lufta ndaj korrupsionit u përmirësua me 3.09%, ndërsa rendi dhe siguria me 5.7%.
Në terma të krijimit të monopoleve dhe konkurrencës së zhdrejtë, ka përmirësim me gjashtë pikë. Burokracitë janë thjeshtuar, ndërsa përmirësime ka edhe për aspektin legjislativ dhe rregullator.
Ajo që e ul më së shumti klimën, është fakti se 71% e bizneseve të anketuara, e shohin vendin si jo të favorshëm për të investuar. Si neutral e shohin 20% e tyre, ndërsa si pozitiv vetëm 9%.
Performanca e ekonomisë është ajo që ka pësuar rënien më të madhe me 5.64 pikë. Janë 80% e investuesve, të cilët e perceptojnë si në rënie ekonominë shqiptare.
Përtej raportit, në fund theksohet se, nëse arrihen reformat e duhura, klima e biznesit në Shqipëri mund të ndryshojë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Rexhep Rexhepi, Mbreti i ri i pavarur i orëve të papërsosura
-
Transformimi radikal i Tiranës: Si kryeqyteti shqiptar po përcakton traditën dhe rishkruan të ardhmen
-
Regjimi i Putinit do të shembet pa paralajmërim, thotë disidenti i liruar
-
Kurti: Kosova, fener i demokracisë dhe të drejtave të njeriut në Ballkanin Perëndimor