Për një shije fantastike të mishit të gicit ose viçit, receta e bërxollave meksikane është një mënyrë e mirë për të provuar një stil të ri të gatimit dhe marinimit.
Kjo recetë sugjerohet nga shefi i kuzhinës Renato Mekolli.
Përbërësit
Përbërësit për mishin: 1 lugë gjelle piper i kuq i ëmbël, 1 lugë gjelle spec djegës, 1 lugë gjelle mustardë pikante, 1 lugë gjelle rigon, kripë, piper, vaj ulliri.
Përbërësit për salcën: 3 domate, 1 avokado të butë, 1 tufë majdanoz, 1 tufë koriandër, 1 lugë gjelle pluhur hudhre, 1 lëkurë lime, pak vaj aromatik.
Përgatitja
Përziejmë të gjithë përbërësit për mishin në një enë.
Lyejmë bërxollat me përzierjen dhe i lëmë të marinohen për 2 orë.
I pjekim bërxollat në zgarë për barbeque ose në një zgarë normale.
Pastrojmë domatet dhe i presim në forma kubike.
Presim imët majdanozin dhe koriandrën. Shtojmë në përzierje pluhurin e hudhrës, lëkurën e lime-it dhe vajin aromatik. Përziejmë derisa të formohet masa e njëtrajtshme e salcës.
Salcën e shërbejmë bashkë me bërxollën e pjekur.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com