Muzikë

Bastiset një shtëpi si pjesë e hetimit të vrasjes së Tupac Shakur


Policia e Nevada-s ka bastisur një shtëpi pranë Las Vegas-it si pjesë e një hetimi për vrasjen e vitit 1996 të yllit të hip-hopit Tupac Shakur, tha të martën Departamenti i Policisë Metropolitane të Las Vegas-it.

Reperi ishte qëlluar në qytet gati tridhjetë vjet më parë.

Lajmi u bë i ditur nga multimediali britanik “BBC”.

Nuk është dhënë asnjë informacion shtesë për pronarin e shtëpisë apo për arsyet që kanë shtyrë policinë të kryejë këtë kontroll.

Në një njoftim për shtyp, policia tha se mund të konfirmonte se një urdhër kërkimi ishte lëshuar në Henderson, Nevada më 17 korrik 2023.

Kjo, në lidhje me hetimin e vazhdueshëm të vrasjes së Tupac Shakur.

Departamenti, juridiksioni i të cilit përfshin periferinë e Henderson ku u krye kontrolli, nuk pranoi të jepte komente të mëtejshme.

Tupac Shakur u qëllua në një shkëmbim zjarri më 7 shtator 1996 dhe vdiq në spital gjashtë ditë më vonë në moshën 25-vjeçare.

Asnjë arrestim nuk është bërë për këtë rast. Reperi, aktivisti dhe aktori u nderua pas vdekjes me një yll në Hollywood Walk of Fame në qershor, pasi shiti më shumë se 75 milionë disqe në mbarë botën.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore