Lideri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka përshëndetur përzgjedhjen e filmit “Zgjoi” si pretendent për fitimin e çmimit prestigjioz Oscar.
Përmes një postimi në platformën Twitter, Basha ka treguar se tanimë, historinë guximtare të paraqitur në filmin e regjisores Blerta Basholli po e njeh bota anembanë.
“Një histori guximi dhe vendosmërie, që Kosovës nuk i ka munguar kurrë, dhe tani, falë magjisë së këtij filmi, po e njeh gjithë bota”, ka shkruar ai.
Një histori guximi dhe vendosmërie, që Kosovës nuk i ka munguar kurrë, dhe tani, falë magjisë së këtij filmi, po e njeh gjithë bota. Ju priftë e mbara!#Hive2Oscars #AcademyAwards #TogetherWeCan #SupportHiveFilm#hivefilm https://t.co/8X9BnWK6T3
— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) January 26, 2022
Ka qenë postimi i mëparshëm i Bashollit që ka njoftuar këtë hyrje zyrtare të filmit në Oscar.
“Bazuar në një histori të vërtetë frymëzuese, ‘Zgjoi’ tregon historinë e fuqizimit, qëndrueshmërisë dhe triumfit të Fahrije Hotit dhe grave të Krushës në një situatë kur heqja dorë troket në derën tuaj”, ka shkruar ajo në Twitter.
Kosova’s Official Entry for Oscars!
Based on an inspiring true story, Hive tells the story of empowerment, resilience and triumph of Fahrije Hoti and the women of Krusha in a situation when giving up is knocking on your door. #Hive2Oscars #AcademyAwards #SupportHiveFilm pic.twitter.com/YvEm5Dwbm4
— Blerta Basholli (@Blertabb) January 26, 2022
Lidhur me filmin, ai bazohet në një ngjarje të vërtetë, në kohën e pasluftës, në vitet 2005-2006.
Në të, rrëfehet mbijetesa e Fahrijes, e cila pas humbjes së burrit të saj gjatë luftës në Kosovë, fillon një biznes bujqësor për të siguruar mbijetesën e familjes.
Filmi shpalos më së miri dramën e një gruaje kosovare gjatë luftës dhe triumfin e saj mbi vështirësitë e ringritjes së pasluftës.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com