Ndeshja e fundit e së dielës në La Liga mes Barcelonës dhe Cadiz-it përfundoi me fitoren e këtyre të parëve me rezultat 2:0.
Ky është një hap para për titullin e La Liga-s, pasi me këtë fitore, blaugranët janë tetë pikë larg Real Madrid-it, që janë në vendin e dytë.
Dueli ishte plotësisht i dominuar nga Barcelona, të cilët kishin mundësi të shumta shënimi që nuk i shfrytëzuan.
Goli i parë erdhi në minutën e 43-të, me anë të Sergi Roberto-s.
Dhe kur u mendua se pjesa e parë përfundoi, tre minuta pas golit të parë, Robert Lewandowski shënoi për të dyfishuar epërsinë pas një asistimi nga Roberto.
Momentalisht, Barcelona radhitet në pozitën e parë me 59 pikë, ndërsa Cadiz-i janë në vendin e 17-të me 22 pikë.
Blaugranët ndeshjen e radhës e kanë të vështirë, pasi do përballen me Manchester United në Europa League.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com