Ardhja e një sulmuesi të ri në Camp Nou tani është bërë urgjente që nga lëndimi i fundit i Ansu Fati-t.
Sipas Mundo Deportivo, Barcelona po e rekomandon Ansu-n që t’i nënshtrohet një operacioni për të kaluar lëndimin sa më lehtë.
Barcelona do të njoftojë në ditët në vijim trajtimin që do të ndjekë sulmuesi spanjoll, por ai mund të mungojë për disa muaj.
Blaugranat tashmë ishin në kërkim të një sulmuesi pasi nënshkrimi i verës, Sergio Aguero, u detyrua të pensionohej pas një sëmundje të zemrës.
Gjiganti katalanas nënshkroi anësorin Ferran Torres nga Manchester City dhe trajneri Xavi i ka kërkuar klubit të bëjë një përpjekje tjetër dhe të sjellë një qendërsulmues.
Sulmuesi i Juventus-it, Alvaro Morata vazhdon të jetë objektivi kryesor i Barcelonës, por gjigantët italianë nuk janë të gatshëm të negociojnë nëse nuk janë në gjendje të marrin një zëvendësues të denjë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Gjimshiti, Bare, Manaj e Kumbulla humbasin Çekinë dhe Ukrainën prej dëmtimeve
-
Kur duhet të panikosen “Qytetarët” e Pep Guardiola-s
-
Nations League/ Strakosha e Fetai: Luajmë të përqendruar dy finale në shtëpi, kemi publikun tonë që do të na mbështesë
-
Parisi do të “blindohet” për ndeshjen Francë-Izrael