Shqipëria

Banorët e Shushicës në protestë, “po na thahen të mbjellat”


Prej më shumë se dy javësh, ata janë duke u përballur me thatësirën për shkak se kanali vaditës që i furnizon me ujë është i bllokuar.

Tani, banorët e njësisë administrative të Shushicës, janë ngritur në protestë.

Për shkak të punimeve që po kryhen për ndërtimin e një HEC-i, sipas tyre, firma kontraktuese do ta mbante të bllokuar kanalin deri më datë 15 maj 2024.

Por teksa kjo periudhë ka kaluar, ata po përballen me thatësirë që po dëmton të mbjellat sezonale.

Nëse të mbjellat e tyre thahen, banorët thonë se rrezikojnë falimentim këtë vit pasi bujqësia është burimi kryesor i të ardhurave.

Ndërkohë, shqetësimin e tyre e bashkëndan edhe kryetari i njësisë administrative të Shushicës.

Sakaq, pas protestës së banorëve të disa fshatrave pati edhe një reagim nga bord i kullimit, ku njoftohet se kanali vaditës është ne funksion të plotë për ujitje.

Por, vijon njoftimi, ka një problem për dërgimin e ujit te vepra e marrjes pasi si pasoje e reshjeve kane shkarë dy masive me gurë dhe kanë bllokuar kanalin hyrjes.

Po punohet me krahë pasi ka vështirësi në hyrjen e mjeteve në atë teren.

Sipas njoftimit, edhe këtë javë banorët do të jenë pa ujë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore