Banka Botërore ka bërë të ditur se rritja ekonomike në Kosovë për vitin 2022 ka qenë 3.5 për qind, ndërsa për vitin 2023 do të ketë një rritje modeste me 3.7 për qind.
“Sipas Përditësimit Ekonomik të Bankës Botërore për Evropë dhe Azi Qendrore, të publikuar sot, kushtet e tronditjes tregtare të nxitura nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia dhe kriza energjetike e shoqëruar vazhduan të ndikojnë në aktivitetin ekonomik në Kosovë në vitin 2022, por ekonomia tregoi elasticitet”, thuhet në raportin e Bankës Botërore.
Ndërkaq, aty thuhet se “rritja reale e BPV-së (bruto produktit vendor) (GDP) shkoi në 3.5 për qind në vitin 2022, e mbështetur nga rritja e konsumit privat dhe eksportit. Inflacioni arriti në nivel rekord, duke kufizuar të ardhurat e disponueshme”.
“Kriza inflacioniste erdhi me një kosto të rëndë fiskale; megjithatë bilanci fiskal është përmirësuar i mbështetur nga ecuria pozitive e të ardhurave”.
E, për vitin 2023 nuk pritet që të jetë ndonjë rritje e jashtëzakonshme, shifrat e rritjes ekonomike sipas Bankës Botërore do të jenë të përafërta me ato të vitit të kaluar.
“Rritja e BPV-së pritet të rritet në mënyrë modeste, duke arritur në 3.7 përqind në vitin 2023. Impulsi i konsiderueshëm në konsumin privat dhe eksportet e shërbimeve nga flukset e diasporës gjatë 2021 dhe 2022 pritet të zbehet kundrejt një ngadalësimi të pritshëm të rritjes së BE-së”.
Ndërsa, aty nënvizohet se kontributi i transfertave të qeverisë për konsumin privat do të jetë gjithashtu më i kufizuar.
“Megjithatë, një rritje në shpenzimet e pagave publike pas zbatimit të Ligjit të ri për Pagat Publike do të shtojë rritjen e konsumit. Pas regjistrimit të një tkurrjeje reale në vitin 2022, investimet pritet të japin një kontribut pozitiv në rritje në vitin 2023. Një stabilizim gradual i çmimeve ndërkombëtare pritet të rrisë besimin e investimeve”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Lajçak: Zbardhja e fatit të personave të zhdukur është një çështje urgjente humanitare
-
Haradinaj takon gjeneralin amerikan që ndihmoi në ngritjen dhe zhvillimin e FSK-së
-
Abdixhiku thotë se nëse zgjidhet kryeministër, buxheti i Kosovës do të jetë 5 miliardë euro
-
Komandanti i KFOR-it thekson nevojën për koordinim të vazhdueshëm me institucionet e sigurisë në Kosovë