Përballje

Ballkani mbron titullin, shpallet kampion i Superligës për herën e dytë radhazi


Ballkani është shpallur kampion i Superligës së Kosovës për herën e dytë radhazi.

Skuadra nga Theranda mposhti Ferizajn me rezultat 2:0, ndërsa në anën tjetër Drita humbi përballë Malishevës, që i mundësoi Ballkanit të sigurojë titullin kampion.

Pjesa e parë ishte e dominuar nga Ballkani, por nuk arritën të gjenin golin.

Goli i parë erdhi në minutën e 67-të, ku shënoi Edvin Kuc.

Pas vetëm nëntë minutave, Meriton Korenica dyfishoi epërsinë dhe i dha fitoren Ballkanit.

Në anën tjetër, Drita u mposht nga Malisheva me epërsi minimale 0:1.

Drita ishin plotësisht dominant, por nuk arritënt të shënojnë asnjëhere.

Goli i vetëm i kësaj ndeshje u shënua në minutën e 56-të nga Soboëale, i cili e vendosi fituesin e Superligës së Kosovës.

Në minutat e fundit, Malisheva shënoi për të dyfishuar epërsinë, por goli u anulua për pozicion jashtë loje.

Ndeshja e javës së kaluar mes Dritës dhe Gjilanit ishte demoralizuese për këta të parët, pasi dueli përfundoi me rezultat të barabartë pas një penalltie të dyshimtë për Gjilanin.

Ai ishte momenti vendimtar i këtij kampionati, ndeshje e cila determinoi fituesin e ligës.

Malisheva ka siguruar qëndrimin në ligë, ndërsa tre skuadrat që do luajnë në Evropë janë: Ballkani, Drita dhe Gjilani.

Ndërsa skuadrat që kanë rënë nga liga janë Drenica dhe Trepça 89, kurse Ferizaji është në barazh.

Ndeshjet e tjera përfunduan kështu:

Dukagjini 3:1 Trepça 89

KF Llapi 2:2 Gjilani

Prishtina 4:1 Drenica

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore