Ballkani humb kreun e ligës në minutat e fundit kundër Malishevës, Drita barazon përballë Trepçës 89
Ndeshjet e së shtunës në Superligën e Kosovës ishin interesante dhe me befasi.
Ndeshja mes Ballkanit dhe Malishevës përfundoi me fitoren e këtyre të parëve me rezultat 2:1.
Dueli ishte kryesisht i dominuar nga Ballkani, por ata nuk shfrytëzuan mundësitë që kishin.
Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 60-të, me anë të sulmuesit Van-Dave Harmon.
Në minutën e 26-të, Edvin Kuc shënoi për të dyfishuar epërsinë për Ballkanin.
Pas vetëm dy minutave, Sobowale shënoi për të ngushtuar epërsinë, me shpresën për një barazim në minutat e mbetura.
Pak para përfundimit të ndeshjes, në minutën e 94-të, Malisheva shënoi me anë të Maliqit dhe ia pamundësoi Ballkanit pozitën e parë ne Superligën e Kosovës.
Në anën tjetër, edhe Drita ka barazuar, por këta kundër Trepçës 89.
Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 12-të, me anë të Besnik Krasniqit nga penalltia.
Pas vetëm 12 minutave, mitrovicasit shënuan për të barazuar rezultatin, me anë të Egzon Fazliut.
Drita radhitet në pozitën e parë me 56 pikë, ndërsa Ballkani janë në vendin e dytë me një më pak se gjilanasit.
Po të mposhtnin Malishevën, ata tani do merrnin kreun e Superligës së Kosovës.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Gjimshiti, Bare, Manaj e Kumbulla humbasin Çekinë dhe Ukrainën prej dëmtimeve
-
Kur duhet të panikosen “Qytetarët” e Pep Guardiola-s
-
Nations League/ Strakosha e Fetai: Luajmë të përqendruar dy finale në shtëpi, kemi publikun tonë që do të na mbështesë
-
Parisi do të “blindohet” për ndeshjen Francë-Izrael