Sport

Bayern dhe Schalke 04, miqësore për të ndihmuar zonat e përmbytura


Bayern Munich-u dhe Schalke 04 kanë organizuar një ndeshje miqësore në “Veltins Arena”. Të  ardhurat nga përballja do të shkojnë për familjet e viktimave nga përmbytjet në Gjermani.

Data e takimit nuk është caktuar ende, por dy klubet kanë rënë dakord që ta vendosin sa më shpejt të jetë e mundur, për t’i dhënë mbështetje popullit të tyre.

Klubi kampion i Bundesligës, Bayern-i ka bërë të ditur se do të dhurojë 1 milion euro në ditët e ardhshme për dëmet e shkaktuara nga përmbytjet.

“Pamjet e përmbytjes na tronditën. Ne duhet të jemi së bashku, në një situatë kaq të tmerrshme. Futbolli gjithashtu mbështetet shumë te solidariteti dhe përgjegjësia sociale”, tha kreu i Bayern Munich-ut, Herbert Hainer-i.

“Ne vetëm mund të imagjinojmë se çfarë kanë kaluar dhe po kalojnë njerëzit në rajonet e prekura. Me ndeshjen tonë të bamirësisë dhe donacionin, ne duam të mbështesim këta njerëz. Bayern Munich-u qëndron në solidaritet me viktimat e përmbytjes”.

“Falënderoj Schalke-n, e cila menjëherë pranoi të merrte pjesë në iniciativën tonë. Së bashku, si pjesë e ndeshjes së bamirësisë, ne do të nderojmë gjithashtu kujtimin e njerëzve që vdiqën tragjikisht gjatë uraganit”, përfundoi presidenti.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore