Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka thënë se çmimet e konsumit janë rritur për 2,2% në krahasim me vitin 2023 – ky rezultat ka ardhur pas raportit të “Indeksit të Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit (IHÇK), Korrik 2024”.
Përmes një komunikate për media ASK-ja ka sqaruar se në të cilat grupe ka pasur ngritje të çmimeve të konsumit.
“Bileta të fluturimeve (22,0%); kafe, çaj dhe kakao (7,7%); peshq (7,7%); pije alkoolike (7,2%); pemë (6,3%); lëndë djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj. (6,0%) qelqurina, takëme dhe mjete të kuzhinës (5,9%) mallra dhe shërbime për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (5,6%) sheqer, reçel, mjaltë, çokollatë dhe ëmbëlsira (5,6%) veshje (4,9%); kujdes personal (4,3%) ujë mineral, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet (3,7%) gjëra dhe pajisje të tjera rekreative”.
“Kopshte dhe manare (3,6%), bukë dhe drithëra (3,1%), duhan (2,7%), karburante dhe lubrifikantë për pajisjet e transportit personal (2,1%), prodhime ushqimore (2,1%), shërbime hoteliere (1,9%); mirëmbajtje dhe rregullim i vendbanimit (1,8%), pajisje shtëpiake (1,5%), mish (1,4%); energji elektrike (0,9%) dhe qumësht, djathë dhe vezë (0,3%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 2,4 për qind në IHÇK”.
Ndërsa rënie të çmimeve sipas ASK-së ka pasur tek perimet.
Edhe më 8 dhjetor, Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), përmes publikimit të Indeksit të Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit për muajin nëntor 2023, krahasuar me muajin nëntor 2022 rezultoi që rritja e çmimeve të konsumit ishte më i lartë për 2.9%.
Kosova, prej vitesh, përballet me deficit të lartë tregtar duke importuar më shumë dhe eksportuar më pak gjë që, siç thonë ekspertët, e pengon edhe rritjen e saj ekonomike.
Prej se ka shpallur pavarësinë në vitin 2008, ajo ka pasur sfida të ndryshme sa u përket shkëmbimeve tregtare edhe me Serbinë, pasi kjo e fundit nuk i njeh dokumentet e institucioneve të Kosovës.
Kosova ka nisur të lëshojë dokumente me vulën “Doganat e Kosovës” nga viti 2008, duke e zëvendësuar vulën e deriatëhershme të Misionit të Kombeve të Bashkuara – UNMIK.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Lajçak: Zbardhja e fatit të personave të zhdukur është një çështje urgjente humanitare
-
Haradinaj takon gjeneralin amerikan që ndihmoi në ngritjen dhe zhvillimin e FSK-së
-
Abdixhiku thotë se nëse zgjidhet kryeministër, buxheti i Kosovës do të jetë 5 miliardë euro
-
Komandanti i KFOR-it thekson nevojën për koordinim të vazhdueshëm me institucionet e sigurisë në Kosovë