Art&dizajn

Artisti nigerian që vizualizon të ardhmen e Afrikës me sytë nga e kaluara


Artisti 31-vjeçar Dennis Osadebe dëshiron të sfidojë supozimet rreth artit afrikan, duke vizualizuar të ardhmen e kontinentit përmes të kaluarës.

“Gjithmonë dua të përdor artin për të edukuar njerëzit për Nigerinë duke i bërë ata të kuptojnë se tashmë jemi duke menduar për të ardhmen”, ka treguar Osadebe.

Krijimet e tij përshtatet me lëvizjen e njohur si arti Afrofuturist që kombinon trashëgiminë afrikane me teknologjinë.

“Ne jemi të sofistikuar dhe të komplikuar. Ne mund të marrim pjesë në art në çdo nivel”, ka thënë ai.

“Nigerian Dream” është një shembull i artit neo-afrikan, një term që Osadebe e ka shpikur për të përshkruar punën që rebelohet kundër stereotipeve rreth artit afrikan.

Stili i tij ka mahnitur audiencën në mbarë botën.

Në vend që të përqëndrohet në mangësitë e Nigerisë, duke përfshirë aksesin e paqëndrueshëm në energji elektrike dhe kujdesin e dobët shëndetësor, puna e tij feston të ardhmen.

Për të ka rëndësi potenciali i Afrikës.

Osadebe e përshkruan artin e tij si “surrealizëm postmodern” dhe “post-pop”.

Skenat e tij të përditshme, fytyrat anonime dhe imazhet e objekteve të zakonshme shtëpiake janë krijuar për të ndihmuar njerëzit të vizualizojnë jetën e tyre në artin e tij.

“Kur njerëzit e shikojnë këtë pjesë, dua që ata të reflektojnë dhe të pyesin veten: A e shoh veten në këtë pjesë dhe pse”, ka treguar Osadebe.

“Dua të përcjell ndjenjën se ne si qenie njerëzore kemi përvoja të përbashkëta duke festuar gjërat më të zakonshme dhe të thjeshta”, ka shtuar ai.

Duket se kërkimi është çelësi i procesit të tij artistik.

Ai fillon duke identifikuar tiparet e imazheve ekzistuese që e emocionojnë. Njëfarë kolazhi.

Më pas, fillon të ndërtojë një imazh digjital rreth atij funksioni.

Kur interpretimi digjital përfundon, ai e printon atë në kanavacë dhe e pikturon duke përdorur akrilik. Për të, kombinimi i mediumeve digjitale dhe tradicionale ofron liri krijuese.

Sipas Osadebe, arti ka të bëjë me zhvillimin e një gjuhe vizuale që i kapërcen kufijtë gjeografikë, “një gjuhë universale me të cilën të gjithë mund të lidhen”.

Të mësuarit rreth këndvështrimeve të njerëzve ushqen besimin e tij për të krijuar.

Referencat e Osadebe për trashëgiminë e tij nigeriane e mbushin artin e tij me nostalgji.

Pavarësisht se jetonte në një vend të lidhur me artin, ai ka treguar se nuk kishte përfaqësim të mjaftueshëm të artistëve të rinj dhe të afërm në Nigeri kur ai ishte duke u rritur.

“Kurrë nuk e dija se një karrierë në art ishte një mundësi”, ka rrëfyer ai.

Ai është artisti i parë në familjen e tij.

Karriera e babait të tij si sipërmarrës e frymëzoi Osadebe të studionte menaxhimin e biznesit në Universitetin Queen Mary të Londrës.

Ai mori një diplomë master në inovacion dhe sipërmarrje, përpara se të kthehej në Lagos për të punuar për një firmë financimi.

Nisi të pikturonte si një mënyrë për të shfryrë zhgënjimet e tij, por më pas kuptoi se mund ta kthente pasionin e tij në karrierë.

Sipas Osadebe, “optimizmi është kritik”. Është fraza me të cilën ai jeton kur trajton tema serioze në artin e tij.

Ky mentalitet nxit eksperimentimin e tij të vazhdueshëm me mediumet e reja. Ai tashmë ka bërë skulptura 3D dhe ndërfaqe grafike interaktive.

“Me optimizëm, ka shpresë”, ka treguar ai.

“Është ajo që më shtyn të dëshiroj të krijoj, të kem mediume të reja, sepse më bën të ndihem sikur ka më shumë mundësi”.

Marrë nga “CNN”, përshtatur për “Albanian Post”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore