Sport

Arrihet marrëveshje mes Fc Prishtinës dhe Dinamo Zagreb-it


Klubi i Fc Prishtinës ka arritur një marrëveshje shumë të rëndësishme me klubin kroat, GNK Dinamo Zagreb.

Prishtina kanë udhëtuar për në Kroaci dhe janë dakorduar për një marrëveshje ku përfitojnë të dy ekipet.

Të dy klubet u dakorduan me kushtet kornizë të bashkëpunimit, fokusi i të cilave do të jetë:

“1. Forcimi dhe zhvillimi i akademisë se futbollit të FC Prishtina, sipas modelit të zhvilluar dhe përpunuar nga GNK Dinamo Zagreb si dhe nën mbikëqyrjen dhe udhëheqjen e stafit profesional të akademisë se Dinamos;

2. Sigurimi i trajnimeve profesionale të stafit të trajnerëve kosovar në akademinë e Dinamos

3. Promovimi dhe zhvillimi i talenteve të FC Prishtina, me objektiv transferimin e tyre në GNK Dinamo Zagreb;

4. Forcimi i skuadrës së parë “A” të FC Prishtina përmes huazimit të lojtarëve nga GNK Dinamo te FC Prishtina në sezonin vijuese;

5. Ofrimi i ekspertizës dhe shërbimeve këshillimore për skuadrën e FC Prishtina në aspektin teknik, taktik, kondicional dhe ne aspektin e organizmit”, shkruhet në postimin e Prishtinës.

Në ditët në vijim  pritet formalizimi i kësaj marrëveshje, ku më pas do konkretizohen hapat e lartëcekur.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore