Lajme

Arrestohet një izraelit i përfshirë në komplotin e Iranit për të vrarë Netanyahun, thonë shërbimet izraelite të sigurisë


Një shtetas izraelit është arrestuar me dyshimin se ishte i përfshirë në një komplot nga Irani për të vrarë kryeministrin Benjamin Netanyahu dhe zyrtarë të tjerë të lartë.

Kështu thonë shërbimet e sigurisë izraelite.

Policia izraelite dhe inteligjenca vendase kanë thënë se ai u kontrabandua dy herë në Iran dhe mori pagesë për të kryer “misione”.

Në një deklaratë të përbashkët, ata kanë thënë se i dyshuari ishte një biznesmen, i cili kishte jetuar në Turqi dhe kishte kontakte turke që e kishin ndihmuar atë të futej në Iran.

Njoftimi sakaq vjen në një kohë të tensioneve në rritje midis Iranit dhe Izraelit, armiq të mëdhenj rajonalë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore