Në përpjekje për të ofruar eksperiencën më të mirë të shërbimit, vendet më me fokus dhe më të zhvilluara në botë janë hotelet luksoze.
Ndërtesa të larta, struktura të mëdha dhe hapësira luksoze akomoduese, janë këto disa prej karakteristikave të hoteleve të cilat pritet të hapen së shpejti.
Disa prej hoteleve më luksoze paraqesin projektet më të pabesueshme dhe strukturat më mahnitëse në botë.
Disa prej tyre janë drejt përfundimit e disa të tjera kanë mbetur ende në fazën e projektit, të cilat njihen për arkitekturën mahnitëse.
Arkitektura me bazë në Seul dhe praktika e artit Planning Korea ka zbuluar dizajnin e tyre për një hotel turistik bregdetar, për të pritur vizitorët në Lojërat Olimpike Dimërore 2018 në PyeongChang, Koreja e Jugut.
Duke ofruar 946 dhoma dhe duke u shtrirë në një sipërfaqe prej 29 mijë e 493 metrash katrorë, hoteli do të ofrojë një kombinim të aktiviteteve të kohës së lirë detare dhe malore.
Po ashtu, hoteli InterContinental Shanghai Wonderland ndodhet 35 kilometra nga qendra e qytetit të Shangait në një vend të pazakontë për një hotel me 5 yje, një gurore e braktisur.
Poseidon Underwater Resort, Fiji është resorti i parë në botë në fund të detit dhe i vetmi vend ku mund të kaloni disa ditë 40 metra nën ujë në një mjedis luksoz.
Resorti ndodhet në ujin e pastër kristal, pesë mijë hektarësh të Fiji dhe ka qasje nga ashensori.
Trendi tjetër i madh i arkitekturës së kinezëve është ndërtimi i resorteve mahnitëse, ultra-moderne në guroret e braktisura.
I ndodhur në bregun e Detit Kaspik, The Crescent do të shfaqë rezidenca, hapësira argëtuese, shitje me pakicë dhe zyra.
Është “hoteli me gjashtë yje me 360 dhoma” që ka tërhequr vërtet imagjinatën e publikut.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Transformimi radikal i Tiranës: Si kryeqyteti shqiptar po përcakton traditën dhe rishkruan të ardhmen
-
Dy burra akuzohen për vjedhjen e veprave të Banksy nga galeria e Londrës
-
Zbulohet në Itali portreti i Winston Churchill i vjedhur nga hoteli në Kanada
-
Elisabetta Franchi: Ne nuk kishim energji elektrike në shtëpi, në moshën 5-vjeçare gatuaja për të gjithë – Zbulova se isha tradhtuar duke punësuar shtatë hetues