Këngëtarja Ariana Grande ka njoftuar së fundmi publikimin e këngës “Yes, And?” versioni remix në bashkëpunim me Mariah Carey.
Grande njoftimin e bëri përmes një postimi në llogarinë e saj të Instagram-it, ku numëron plot 380 milionë ndjekës, derisa e ka quajtur Carey-n, “mbretëreshë të zemrës së saj”.
“Nuk mund t’i besoj fjalët që po shkruaj”, ka shkruar Grande.
“’Yes, And?’ Remix me mbretëreshën e vetme të zemrës sime dhe frymëzimin tim të përjetshëm do të dalë këtë të premte (16 shkurt)”, shtoi ajo.
Kopertina e remiksit është një imazh polaroid i dy bukurosheve bjonde që shikojnë nga afër në kamerë.
Në imazhin e kopertinës, Ariana u shfaq me bishtin e saj ikonik, si dhe me grim natyral dhe qerpikë të guximshëm.
Në anën tjetër, Mariah buzëqeshi lehtë teksa kishte veshur një bluzë të zezë të tejdukshme me shkëlqim që tregonte linjat e saj të ekspozuara.
“Faleminderit nga thellësia e zemrës sime për realizimin e kësaj ëndrre dhe për spërkatjen e shkëlqimit dhe magjisë suaj në këngën time të vogël”, shtoi Grande në një shënim për Carey.
Ariana është krahasuar me Mariah që nga fillimi i karrierës së saj, shkruan DailyMail, transmeton AlbanianPost.
Disa e quajtën Grande-n “Mariah Carey e re”, për shkak të personalitetit të tyre të përbashkët si “diva” dhe aftësisë për të kënduar dhe kapur notat e larta.
Në vitin 2020, Mariah dhe Ariana u bashkuan me Jennifer Hudson për publikimin e këngës së Krishtlindjes “Oh Santa”.
Ky vit pritet të jetë mjaft i mirë për yllin e popit, teksa përgatitet për publikimin e dy projekteve të mëdha.
Grande po numëron ditët për publikimin e “Wicked” në Ditën e Falënderimeve – ku ajo luan Glinda Magjistaren e Mirë së bashku me bashkë-yllin e filmit, Cynthia Erivo.
Gjithashtu, Ariana Grande ka njoftuar lançimin e albumit të saj të shtatë, “Eternal Sunshine”, i cili do të publikohet më 8 mars.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com