Ari nuk ka qenë kurrë kaq i shtrenjtë. Çmimi i tij po vendos një rekord pas tjetrit.
Së fundmi ka arritur një rekord të ri duke tejkaluar 2200 dollarë për 100 gramë për herë të parë.
Ari rritet pasi Rezerva Federale i la në pritje normat siç pritej dhe konfirmoi se pret tre ulje gjatë vitit, me të parën ndoshta në qershor, gjë që sugjeron se nuk ka asnjë shqetësim për rritjen e fundit të inflacionit.
Çmimi i arit është rritur ndjeshëm që nga mesi i shkurtit, me investitorët që lëvizin në terrene të konsideruara më të sigurta, gjithashtu në dritën e përkeqësimit të rreziqeve gjeopolitike.
Gjatë tre viteve të fundit, ari ka arritur vetëm për pak kohë të kalonte 2000 dollarë për 100 gramë.
Megjithatë, që nga mesi i dhjetorit, metali i çmuar nuk ka rënë pothuajse kurrë nën këtë prag.
Trendi nuk u ndikua nga një ngjarje e veçantë. Prandaj, vëzhguesit dhe investitorët e tregut janë të hutuar dhe pyesin se cilat janë arsyet për këtë rekord.
Një shpjegim i përmendur shpesh është spekulimi se normat e interesit po vijnë duke u ulur në SHBA dhe Evropë.
Në një mjedis me norma në rënie, ari rritet: një rritje në çmimin e metalit shoqërohet zakonisht me një rënie të normave reale të interesit.
Edhe fjalët e shqiptuara së fundmi nga Jerome Powell, numri një i Bankës Qendrore të SHBA-ve, shkuan në këtë drejtim, duke konfirmuar se ka vend për të ulur normat e interesit në vitin 2024.
Megjithatë ai ka specifikuar se Fed ka nevojë për një bindje më të madhe për faktin se inflacioni po i afrohet objektivit vjetor prej +2%.
Ideja e analistëve është se cikli i shkurtimit të Fed do të arrijë në qershor.
Në çdo rast, edhe nëse kostoja e huamarrjes do të bjerë më vonë nga sa pritej fillimisht, shkurtimi nuk është anuluar dhe është në rrugë e sipër.
Ndërkohë operatorët mbushin kuletat me ar.
Marrë nga “La Stampa”, përshtatur për “Albanian Post”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com