Argjentina është çerekfinalisti i dytë i këtij botërori, fiton me vështirësi përballë Australisë
Çerekfinalistët e dytë të këtij botërori janë Argjentina.
Ndeshja mes Argjentinës dhe Australisë përfundoi me fitoren e këtyre të parëve me rezultat 2:1.
Dueli ishte plotësisht i dominuar nga Argjentina, por e kishin të vështirë të gjenin golat.
Goli i parë erdhi në minutën e 35-të, me anë të kapitenit Lionel Messi.
Në pjesën e dytë, Julian Alvarez dyfishoi epërsinë pas një gabimi të portierit australian, Ryan.
Në minutën e 77-të, Enzo Fernandez devijoi një goditje të australianëve, e cila përfundoi në gol.
Më tej, Australia kishin edhe një mundësi shumë të mirë shënimi, por Lisandro Martinez ishte aty për të bllokuar goditjen.
Lionel Messi krijoi edhe disa mundësi shënimi për Lautaro Martinez-in, por ky i fundit humbi dy mundësi të pastra për Argjentinën.
Më tej, në minutën e shtatë shtesë, Australia patën një mundësi fantastike për të barazuar rezultatin, por Emiliano Martinez nuk e lejoi që të barazohet rezultati.
Argjentina, tani do të përballet me Holandën në çerekfinale.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com