Ardita Sinani nga radhët e Partisë për Veprim Demokratik (PVD), është zgjedhur kryetare e re e Komunës së Preshevës, duke zëvendësuar në këtë pozitë Ragmi Mustafën.
Për zgjedhjen e Sinanit në krye të komunës me shumicë shqiptare në Serbi, kanë votuar 24 këshilltarë komunal të Preshevës, nga 38 sa janë gjithsejtë.
Sinani, që është edhe këshilltare e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, nënkryetar të saj do ta ketë Ragmi Mustafën nga Partia Demokratike Shqiptare.
Zgjedhja e Sinanit në krye të Komunës më të rëndësishme shqiptare në Serbi, ka ardhur pasi që e njëjta kishte fituar zgjedhjet lokale të 2 qershorit.
Por, përkundër se kishte dalur e para, Sinani, që gjatë zgjedhjeve e kishte pasur mbështetjen e plotë të Kurtit, dhe partia e saj nuk kishin arritur që ta kenë shumicën për të qeverisur të vetëm.
Në këtë drejtim, ata kanë bërë koalicion – përsëri, siç është raportuar, me ndihmë të Kurtit – me Partinë e dytë më të madhe shqiptare në këtë komunë, PDSH-në, Aleancën për Luginën dhe Unionin Demokratik Shqiptar (UDSH).
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Lajçak: Zbardhja e fatit të personave të zhdukur është një çështje urgjente humanitare
-
Haradinaj takon gjeneralin amerikan që ndihmoi në ngritjen dhe zhvillimin e FSK-së
-
Abdixhiku thotë se nëse zgjidhet kryeministër, buxheti i Kosovës do të jetë 5 miliardë euro
-
Komandanti i KFOR-it thekson nevojën për koordinim të vazhdueshëm me institucionet e sigurisë në Kosovë