Apple ka zbuluar kufjet e shumëpritura të realitetit të shtuar, Apple Vision Pro. Kufjet e reja ofrojnë një përzierje të përsosur midis botës reale dhe botës virtuale, siç deklaroi shefi ekzekutiv i Apple, Tim Cook.
Kufjet Apple Vision Pro do të jenë në dispozicion për blerje nga fillimi i vitit të ardhshëm në SHBA, me një çmim prej 3,499 dollarësh (3,265 euro).
Bëhet e ditur se kufjet do të jenë të pajisura me 12 kamera, gjashtë mikrofona dhe një shumëllojshmëri sensorësh që do t’i lejojnë përdoruesit ta kontrollojnë atë dhe aplikacione të ndryshme vetëm me sytë dhe gjestet e duarve.
Njoftimi u bë gjatë një konference për zhvillues në Apple Park në Kaliforni, dhe u transmetua drejtpërdrejtë në faqen e internetit dhe kanalin YouTube të kompanisë.
Përveç prezantimit të kufjeve Vision Pro, Apple zbuloi edhe iOS17, versionin më të fundit të sistemit operativ për iPhone.
Gjithashtu, kompania prezantoi një sistem të ri quajtur Check-In, i cili automatikisht do t’i njoftojë një mik ose anëtar të familjes kur të arrini në shtëpi. Kjo inovacion pritet të jetë i disponueshëm në vjeshtën e vitit 2023.
Apple vazhdon të përkushtohet në inovacionin e harduerit dhe softuerit, duke sjellë produkte të reja që përmirësojnë eksperiencën e përdoruesve të saj.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com