Muzikë

Apple dhe Spotify zbulojnë këngët më të transmetuara të vitit 2021


Yjet e popit Ed Sheeran, Taylor Swift dhe Bad Bunny ishin ndër artistët më të transmetuar të vitit 2021, sipas shifrave të publikuara nga platformat, Apple Music dhe Spotify.

Por, ishte këngëtarja e re, Olivia Rodrigo ajo që zuri vendin e parë në Mbreterinë e Bashkuar me këngën e saj “Good 4U”, që u shfaq si kënga më e dëgjuar në të dy shërbimet, shkruan BBC.

Olivia Rodrigo.

Globalisht, hiti i saj debutues “Drivers License” ishte po ashtu këngë e madhe për përdoruesit e Spotify.

Publiku i Apple preferoi pop-in e shkëlqyeshëm të BTS – “Dynamite”, kënga e së cilëve ishte kënga më e dëgjuar e vitit.

BTS

Fillimisht e lëshuar në vitin 2020, kënga “Dynamite” nuk arriti të hynte në pesëshen më të mirë të Spotify – me sa duket sepse shërbimi i transmetimit u lançua vetëm në Korenë e Jugut.

Artistët britanikë u përfaqësuan mirë në listat e fundvitit, me albumin e Dua Lipës – “Future Nostalgia”, që u bë albumi i dytë më i luajtur i Spotify, pas “Sour” të Olivia Rodrigo.

Hiti “Bad Habits” nga Ed Sheeran – i publikuar posaqerisht për periudhën me Coronavirus, ishte kënga e tretë më e madhe e Spotify në vitin 2021.

Ed Sheeran.

Megjithatë, ai doli në vendin e 53-të në tabelën e Apple, duke reflektuar audiencën më të përqendruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës..

Listat u përpiluan shumë herët që Adele të linte përshtypje. Kënga e saj e kthimit “Easy On Me” nuk kishte mundësi të futej në 100-shen më të mirë të Apple.

Adele

Me një muaj të tërë kalendarik të vitit 2021 për të përfunduar, Adele mund të hyjë lehtësisht në top 10-she. Albumi i saj i katërt, “30”, tashmë është bërë më i shituri i vitit në SHBA, pas vetëm një jave në treg.

Këngët më të transmetuara të vitit 2021 në Mbretërinë e Bashkuar

Sipas Spotify, artisti më i njohur i vitit në përgjithësi ishte rep artisti portorikan, Bad Bunny, i cili grumbulloi një total mbresëlënës prej 9.1 miliardë transmetimesh.

Bad Bunny.

“Unë nuk jam i interesuar të jem artisti numër një më i transmetuar”, tha 27-vjeçari, pasi dëgjoi lajmin. “Unë thjesht bëj muzikë. Thjesht më pëlqen puna”, ka shtuar ai.

Taylor Swift, e cila publikoi versione të reja të albumeve të saj klasike “Fearless” dhe “Red” këtë vit, ishte artistja e dytë më e dëgjuar në Spotify, e ndjekur nga BTS, Drake dhe Justin Bieber.

Taylor Swift.

Përndryshe, së bashku, Spotify dhe Apple Music përbëjnë 48% të tregut global të transmetimit dhe artistët e suksesshëm mund të tërheqin një numër të madh shfaqjesh për këngët e tyre më të njohura.

Të gjitha këngët në top pesëshen e Spotify janë transmetuar më shumë se 1 miliard herë gjatë 12 muajve të fundit.

Fitimet nga transmetimi kanë ndihmuar industrinë e muzikës të rimëkëmbet nga kriza e piraterisë së viteve 2000, me kompanitë diskografike në Mbretërinë e Bashkuar që fituan 736.5 milionë funte vitin e kaluar.

Por, ka kritika për mënyrën se si shpërndahen ato para, me shumë muzikantë dhe kompozitorë që thonë se marrin një shumë të vogël kur këngët e tyre shiten.

Në fillim të këtij viti, një komitet deputetësh bëri thirrje për një “rivendosje të plotë” të tregut të transmetimit, duke sugjeruar që honoraret duhet të ndahen në mënyrë të barabartë midis kompanive diskografike dhe muzikantëve.

Sipas sistemit aktual, artistët marrin vetëm 16% pej shumës totale të shitjes së këngëve të tyre.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore