Lëndimi i Ansu Fati-t është i vështirë, dhe lojtari, së bashku me shoqëruesit e tij kanë parë periudhat e mungesës që kanë vuajtur lojtarët e tjerë me të njëjtën dëmtim dhe kanë vendosur që ai të rikthehet pas 60 ditësh.
Ansu pësoi një dëmtim më 20 janar dhe mori një diagnozë të ngjashme me katër lojtarë nga sezoni i kaluar.
Sergio Canales pësoi një dëmtim të shkallës II me prekje të tendinit, ndërsa Rodrygo pësoi një problem në këmbën e djathtë.
Roncaglia, një dëmtim në këmbën e djathtë me prekje tendinoze, dhe në fund Carvajal, i cili pati një dëmtim në kofshën e djathtë.
Të gjithë këta lojtarë, siç do të jetë rasti me Ansu, zgjodhën të kryejnë trajtimin konservativ, duke qëndruar jashtë sallës së operacionit.
Rodrygos iu deshën 67 ditë për t’u rikuperuar, ku Dani Carvajal dhe Facundo Roncaglia munguan për 65 ditë.
Përjashtim ishte Canales, i cili e kapërceu dëmtimin në vetëm 42 ditë, por ata që iu nënshtruan operacionit munguan për një kohë të gjatë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Gjimshiti, Bare, Manaj e Kumbulla humbasin Çekinë dhe Ukrainën prej dëmtimeve
-
Kur duhet të panikosen “Qytetarët” e Pep Guardiola-s
-
Nations League/ Strakosha e Fetai: Luajmë të përqendruar dy finale në shtëpi, kemi publikun tonë që do të na mbështesë
-
Parisi do të “blindohet” për ndeshjen Francë-Izrael