Euro 2024

Anglia nuk bind ndaj Sllovakisë, por kalon në çerekfinale


Getty Images

Anglia ka kaluar në çerekfinale të kampionatit evropian Euro 2024 duke mposhtur Sllovakinë në ndeshjen e tretë të 1/8 së finales.

Sllovakia kaloi e para në epërsi përmes Ivan Schranz që shënoi në minutën e 25-të pas një aksioni të shpejtë të sllovakëve.

E pavarësisht rasteve dhe insistimit të anglezëve, sllovakët arritën ta ruajnë epërsinë… deri në minutën e 95-të.

Megjithatë, gjithçka u përmbys krejt në fund. Jude Belligham realizoi në minutën e pestë të kohës shtesë për t’i barazuar shifrat.

Anglia pastaj kaloi në epërsi ndaj Sllovakisë përmes Harry Kane në nisje të pjesës së parë të vazhdimeve pas një asistimi të Ivan Toney.

Në çerekfinale Tre Luanët do ta kenë përballë Zvicrën, kurse Sllovakia përmbyllë aventurën e tretë prej pavarësisë në Euro 2024.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore