Ambasadorja e Kosovës në Tajlandë, Ulpiana Lama, nëpërmjet një video-je unike, ka uruar Vitin e Ri tajlandez që festohet mes 13-15 prillit dhe i cili përkon me vitin e ri budist. Kjo është një nga festat më të pritura të vitit dhe më e ndjekura nga turistët.
“Ju uroj me gjithë zemër juve, familjeve dhe më të dashurëve tuaj nga Kosova. Gëzuar, me shumë forcë dhe shëndet”, tha ambasadorja Lama në gjuhën tajlandeze, duke përcjellur edhe traditat vendase, ku parashihet spërkatja me ujë e njëri-tjetrit.
Duke pasur parasysh se përqindja më e lartë e aksidenteve rrugore me fatalitet ndodh pikërisht në këtë periudhë të vitit, ambasadorja Lama bëri apel tek të gjithë ata që festojnë që t’i ngasin makinat e tyre në mënyrë më të kujdesshme gjatë këtij festivali.
Songkran apo Viti i Ri tajlandez dhe festivali i ujit, festohet duke spërkatur me ujë miqtë dhe familjarët, prandaj edhe në videon e publikuar nga Ambasada e Kosovës në Tajlandë, një vajzë tajlandeze shihet duke e shtyrë drejt pishinës diplomaten kosovare, si ritual dhe traditë e tajlandezëve për të shënuar këtë festë.
Viti i Ri në Tajlandë, festohet pak para sezonit të shirave. Kjo është një ngjarje mjaft e ndritshme, domethënëse për tajlandezët Songkran festohet çdo vit, sipas kalendarit të lashtë astrologjik indian. Fundi i periudhës së nxehtë shënohet me ardhjen e Vitit të Ri Thai Songkran.
SONGKRAN💦 with a message⚠️ in collaboration with @ThaiMCulture : the highest ٪ of deadly road accidents in 🇹🇭 occurs at this period of the year; hence #moderatedriving is important during this festival.
The 🇽🇰Embassy team wishes you happy festivities! Enjoy #Songkran2023 ❤️🙏 pic.twitter.com/mIvILFw3HZ
— Kosovo in Thailand (@RKSinThailand) April 12, 2023
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Lajçak: Zbardhja e fatit të personave të zhdukur është një çështje urgjente humanitare
-
Haradinaj takon gjeneralin amerikan që ndihmoi në ngritjen dhe zhvillimin e FSK-së
-
Abdixhiku thotë se nëse zgjidhet kryeministër, buxheti i Kosovës do të jetë 5 miliardë euro
-
Komandanti i KFOR-it thekson nevojën për koordinim të vazhdueshëm me institucionet e sigurisë në Kosovë