Pajisje

Amazon zbulon planin për dërgimin e pakove me dron në MB dhe Itali


Kompania Amazon ka njoftuar planet për të filluar dërgimin e pakove me dron për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar dhe Itali.

Një lëvizje kjo, teksa përpiqet të heqë programin ambicioz të shpërndarjes ajrore.

Gjigandi amerikan i teknologjisë ka bërë me dije se do të prezantojë shpërndarjen autonome në Britani dhe Itali “në fund të vitit 2024”.

Dhe shpreson të dërgojë 500 milionë pako me dron çdo vit deri në fund të dekadës.

Njoftimi erdhi pasi Amazon zbuloi gjeneratën e re të dronëve në selinë e saj në Seattle.

David Carbon, nënkryetar i Amazon për Prime Air, ka thënë se “jemi të ngazëllyer të njoftojmë zgjerimin e dërgesës së Prime Air ndërkombëtarisht, për herë të parë jashtë SHBA-ve”.

Shërbimi i bazuar në dron i kompanisë është aktualisht i disponueshëm vetëm brenda dy vendeve të vogla në Kaliforni dhe Teksas, ku u prezantua më pak se një vit më parë.

Sakaq, Amazon synon të shtojë një vendndodhje të tretë amerikane vitin e ardhshëm.

Sipas një plani, Carbon ka thënë se gjiganti i teknologjisë përfundimisht do të dërgonte drone nga një varg vendndodhjesh në të gjithë SHBA-të, Mbretëri të Bashkuar dhe Itali.

“Ne do të hapim më shumë objekte me kalimin e kohës”, ka thënë ai.

“Ky nuk është një test tregu. Klientët tanë, dhe komunitetet tona, kanë nevojë për këtë lloj shërbimi të qëndrueshëm”, ka shtuar ai.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore