Pajisje

Amazon-i, rishikim të barazisë racore


Kompania teknologjike, Amazon, në bazë të një propozimi të aksionerëve që fitoi një mbështetje të fortë, duhet të rishikojë mënyrën se si po adreson drejtësinë dhe barazinë racore.

Agjencia e lajmeve, Reuters, tregon se afro 44 për qind e votave ishin në mbështetje të thirrjes për rishikim të ndikimit të kompanisë në barazi, diversitet dhe fusha të tjera të propozuara nga Kontrollori i Shtetit në New York, Thomas DiNapoli.

Sipas DiNapoli-t, masa do të kishte marrë shumicën, por 14 për qind të aksioneve të mbajtura nga shefi ekzekutiv i kompanisë, Jeff Bezos, janë një shenjë e pakënaqësisë së investitorëve për shitësin kryesor online.

“Aksionerët i dërguan një mesazh të fortë Amazon-it se ata duan që kompania të bëjë më shumë për të adresuar diversitetin racor, barazinë dhe përfshirjen. Është koha që Amazon-i të dëgjojë investitorët e saj”, është shprehur DiNapoli përmes një deklarate me email.

Më parë, kompania ka pranuar se masa nuk e kishte marrë shumicën e votave, por përkundër kësaj nuk e ka shpallur ndarjen e votimit.

Nga ana tjetër, një nga zëdhënësit e Amazon-it ka pohuar se kompania ka “iniciuar programe të shumta për të vlerësuar dhe adresuar konsideratat e drejtësisë raciale në të gjitha aspektet kryesore të operacioneve që ne besojmë se adresojnë plotësisht objektivat e këtij propozimi”.

Në takimin vjetor të Amazon-it të mbajtur më datë 26 maj, thirrja për auditim të barazisë racore siguroi nivelin më të lartë të mbështetjes midis 11 propozimeve të aksionerëve.

Ndërkohë, një tjetër propozim që kishte të bënte me një thirrje që Amazon-i duhet të konsiderojë shtimin e punëtorisë në bordin e saj të drejtorëve, siguroi 17 për qind të votave të hedhura.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore