Më datë 12 të muajit maj, gjykata e dytë më e lartë e Evropës do të vendosë për apelin e Amazon-it mbi një urdhër të Bashkimit Evropian për të paguar afro 250 milionë euro për taksat e Luxemburg-ut.
Agjencia e lajmeve, Reuters, në vendimin e vitit 2017 të Komisionit Evropian, thuhej se Duka i Madh i kurseu shitësit me pakicë në internet të Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga pagimi i taksave.
Kjo ishte e vlefshme për tre të katërtat e fitimeve nga operacionet e BE-së duke e lejuar atë të drejtojë fitimet në një kompani mbajtëse pa taksa.
Pjesë e lëvizjes së Luxemburg-ut ishte edhe thirrja drejtuar Gjykatës së Përgjithshme me bazë në vend me pretendimin se trajtimi i tij ndaj Amazon-it ishte i ligjshëm pasi nuk i dha kompanisë një avantazh përzgjedhës.
Lidhur me Amazon-in, kompania ka selinë e saj të BE-së në Luxemburg. Ajo ka arritur të dyfishojë numrin e saj të të punësuarve në më shumë se 3 mijë njerëz nga 1 mijë e 500 që kanë qenë në vitin 2017.
Është lënë data 12 maj kur Gjykata e Përgjithshme do të japë vendimin mbi çështjen Amazon-it kundër unionit të Komisionit Evropian për pagimin e taksave të Luxemburg-ut.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com